Çdo javë emisioni “ Vitality Vibes ” me Ilvi Begollin trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj. E ftuar në këtë episod ishte shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, për të folur rreth rasteve të fundit të meningjitit tek fëmijët në Shqipëri.